E reja pëson sulm epileptik në Gërmi, qytetarët ankohen se u vonua emergjenca, përgjigjet Bujar Gashi

Tash me fillimin e sezonit veror edhe pisha e Gërmisë ka hapur dyer për të gjithë të interesuarit. Ndërsa numri i qytetarëve që më shumë frekuentojnë atë, sigurisht që është gjatë ditëve të vikendit.

Njësoj ka ndodhur edhe sot, por se një rast i pazakont, ka ndodhur kur një qytetare ka pësuar një sulm epileptik, e ndaj këtij rasti dhe mungesës së reagimit të shpejtë nga ana e organeve shëndetësore, kanë reaguar qytetarët në rrjetin social Facebook.

Ata kanë kritikuar se si është e mundur që në një emergjencë të tillë, kur bëhet fjalë për jetën e njëriut kemi një reagim kaq të ngathtë.

“Një sulm epileptik, apo diçka e ngjashme pësoj një vizitore e pishinës në Gërmi sot. Për veç se jemi shumë kurioz me ditë çka ndodhi, jemi edhe debilla në raste të tilla, pikë njohurie bazike nuk kemi. Ose edhe ma keq krejt bëhemi të dishëm tu kqyr me dur në xhepa.

Me kqyr prej një këndi tjetër edhe s’kemi faj, se edhe shërbimet emergjente i kemi KATASTROFË

  • Vetura e ndihmës emergjente ish në pishin po stafi mjekësor mungonte. U dash të kalonte 40min të vinin ekipi kujdestar”, ka shkruar qytetarja në Network Prishtina.

Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi I drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi .

Ai ka thënë se ekipa që menaxhohet nga komuna e Prishtinës, është kontaktuar në ora 13:50 e që në vend ngjarje ka arritur në ora 13:55.

 “E nderuar, autoambulanca qe munde te kete qene aty( une nuk e di) nuk ka qene e Qendres se Mjekesise Urgjente-kujdesit shendetesore paresor( institucioneve publike) qe i menaxhoj une dhe Komuna e Priahtines, ato munde te jene te kontraktuara nga Pishina e Germise.

Ekipa jone eshte kontaktu ne nr 194 ne 13:50 dhe ka arrite ne 13:55 , kq dhene ndihmen e pare, aty ka qene nje doktoreshe e cila ka qene duke i dhene ndihme , ekipa e urgjences e ka marre pacientin dhe e ka dergu ne Qkuk me shenja jete.

Respekt per te gjithe ata qe kane ndihmu.

P.s.

Nuk po e kuptoj cka nuk ke te qarte ketu?”,  ka theksuar drejtori Gashi.