Mitrovica e Veriut

E raporton ish-të dashurin për ngacmim, i lëshohet urdhër mbrojtës

Një grua nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Polici se ish-i dashuri është duke e ngacmuar vazhdimisht përmes telefonit.

“Ankuesja kosovare, ka njoftuar  se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me kërkesë të ankueses thuhet se është lëshuar urdhër mbrojtës. Për këtë thuhet se është njoftuar edhe i dyshuari.

Në konsultim me prokurorin rasti thuhet se shkon në procedurë të rregullt.