E raportoi si vetëvrasje, gruaja në Fier u vra nga burri me thikën e bukës

Valdete Manaj në Fier u vra nga i shoqi. Fillimisht ai e raportoi në polici si vetëvrasje, por më pas ka pranuar krimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Sheq i Madh. Petrit Manaj i ka marrë jetën gruas së tij duke e goditur me thikë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, pasi u njoftua nga kunati i viktimës, bashkëshorti tha se e kishte gjetur gruan pa jetë në banesë. Grupi hetimor ngriti dyshimet për mënyrën sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë. Kjo sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

Çifti kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të cilët jetojnë në Gjermani. Djali ishte larguar dje drejt Gjermanisë.