Moderatorja

E quajtën ‘Xhemile’, Xhemi Shehu nevrikoset keq me komentuesin dhe nuk i lë gjë pa thënë

Të gjithë e dimë që marrëdhënia e tyre shoqërore është shumë e fortë dhe këtë gjë na e kanë vërtetuar çdo ditë e më shumë nga postimet e tyre, dhe e kemi fjalën për Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun.

Xhemi është “fansja” numër një e Arbanës, në kuptimin se ajo nuk lë foto ose video të moderatores pa i bërë like dhe komente të ndryshme ku disa prej tyre janë dhe qesharake.

Një prej ndjekësve i ka kërkuar llogari Xhemit se pse gjithmonë i bën “like” fotove të Arbanës kur ajo nuk i bën asnjë “like” fotove të saj dhe nuk la pa përmendur dhe emrin real të Xhemit e cila është Xhemile, por me sa duket kjo gjë e ka acaruar moderatoren dhe reagimi i Xhemit është epik duke e lënë me gisht në gojë pa përtesë fare.

“Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”- e pyet komentuesi.

“Të falet Naze se me syze je”- ia kthen pa përtesë moderatorja.