Motra e Ences

E quajtën ‘lopë’, motra e Encës ‘shpërthen’ me fjalë fyese

Motra e këngëtares shqiptare Enca Haxhia bëhet shumë shpesh pjesë e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që ajo poston.

Uindi ka një numër të madh fansash në rrjetet sociale ku është shumë aktive dhe shpesh herë komunikon apo “grindet” me ta.

Për Krishtlindje, Uindi tërhoqi vëmendjen me një foto nga shtrati ku në sy binin të pasmet e saj.

Mirëpo makeup artistes nuk i kanë munguar kritikat e për këtë ajo ka shpërthyer sot në Instagram me një postim ku shkruan se këto komente e inspirojnë më shumë.

“Sa me pelqen kur injorantet me komentojn “lop” ne foto. Me inspiron te hedh akoma me shume foto me trupin. Hajt cmenduni & mos na rruni (emoji patëllxhan) kujt po i han”, shkruan Uindi.