Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe kanë tre vite e gjysmë që jetojnë një histori dashurie.
Marrëdhënia e tyre ka kaluar shumë pengesa e megjithatë ata ia kanë dolë mbanë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
Për shkak të disa akuzave kundër tij, Stresi është duke u përballur me ligjin dhe prej kohësh ndodhet nën arrest, por pavarësisht kësaj situate, asgjë nuk ka ndryshuar mes marrëdhënies së tij dhe Kejsit.
Kejsi është shumë aktive në Instagram ku dhe organizon rubrikën e pyetjeve të fansave dhe të shumta janë pyetjet në lidhje me Stresin.
Së fundmi një nga ndjekësit e saj e ka pyetur nëse do ta linte Stresin po ti ofrohej një shumë prej 5 milion euro por përgjigja e saj i ka befasuar të gjithë.
’Se kisha ndërruar as për 5 bilion’ ka shkruajtur Keisi duke treguar si gjithmonë dashurinë e madhe që ka për reperin.








