E pranon Selmanaj: Në zgjedhjet e 14 shkurtit kemi marrë goditje të madhe

Driton Selmanaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sot se kjo parti ka pësuar “shok”, pas humbjen në zgjedhjet parlamentare të fundit në Kosovë.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 deklaroi se kanë marrë goditje të pamerituar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne kemi pësuar një shok dhe një goditje të madhe në zgjedhjet e kaluara të 14 shkurtit. Kam bindje që ka qenë goditje e pamerituar por na e dhanë njerëzit dhe këtë duhet ta pranojmë dhe ta analizojmë se çfarë ndodhi”, tha ai.