E pranon Kujtim Gashi i PDK-së: Jemi takuar me LDK-në, për këtë arsye

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se janë takuar me LDK’në për Pakon e Rimëkëmbjes.

Ai ka thënë se po të mos ishte arroganca e Qeverisë, atëherë do të ishim duke e miratuar pakon e tretë apo të katërt.

“Ne jemi në opozitë. Por e kishim thënë që prej fillimit se do të jemi bashkëpunues. Kjo për faktin se nuk mund ne të jemi kundër shtetit. Jemi takuar me LDK’në por nuk kemi folur për temën e futjes në qeveri. Kemi diskutuar vetëm për ekonominë. Ishim të gatshëm të ndihmojmë qytetarin, madje kërkuam edhe bisedime me partitë tjera opozitare”, tha ai.