E pranon Hazard: Në disa ndeshje të mëdha nuk bëra asgjë, s’mund ta fsheh këtë

Eden Hazard e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje t’i shfaqë aftësitë e tij dhe t’i përmbushë pritjet në fanellën e Real Madridit këtë sezon.

Martesa mes Real Madridit dhe Hazardit nuk ka dhënë fryt deri tani dhe belgu po e mbyll edhe një sezon tjetër të errët në klubin ëndrrave të veta.

Për vitin e dytë radhazi, lëndimet nuk e kanë lejuar Hazardit t’i shfaqë aftësitë e tij të vërteta për Madridin.

Ai nuk ka qenë në gjendje të japë kontribut në ndeshje të mëdha as kur i është dhënë mundësia nga Zinedine Zidane, si për shembull kundër Chelseat.

“Në Lille, Chelsea, ekipin kombëtar dhe tani në Real Madrid, në disa ndeshje të mëdha nuk kam mundur të reagoj fare, nuk mund ta fsheh këtë”, tha Hazard.

“Është e qartë sot se shpesh lojtarët e mëdhenj e bëjnë dallimin në ndeshje të mëdha”, shtoi ai.