Coca-Cola ka pranuar për herë të parë që prodhon 3 milion tonë plastikë çdo vit – ekuivalente me 200 mijë shishe çdo minutë.
Të dhënat u zbuluan nga kampanja e Ellen MacArthur, e cila ka sjellë njëkohësisht edhe informacionet për prodhimin e plastikës prej kompanive të mëdha, duke përfshirë Mars, Nestle dhe Unilever, transmeton lajmi.net.
Në një raport, të botuar sot, fondacioni i saj u bën thirrje qeverive dhe kompanive që t’i japin fund sekretit të tyre dhe të publikojnë publikisht vëllimet vjetore të paketimeve të tyre prej plastikës.
Ndër kompanitë e tjera, të cilat zbuluan prodhimin vjetor të paketimit nga plastika janë Unilever, e cila prodhon 610,000 ton në vit, dhe Nestle që prodhon 1.7 milionë ton.
Pavarësisht sinqeritetit e këtyre kompanive, shumica e atyre kanë nënshkruar qëllimin e fondacionit për të reduktuar ndotjen plastike.
Nënshkruesit e biznesit të paraqitur në raport përbëjnë më shumë se 20 përqind të vëllimeve të paketimit global të plastikës.







