Malishevë

E plagos veten aksidentalisht, përfundon në QKUK

Në fshatin Marali të Malishevës raportohet se një person gjatë manipulimit me pistoletë ka plagosur veten.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta pa municion, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.