Fier

E përplas me makinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, vdes 30 vjeçari që lëvizte me biçikletë

Ka vdekur një 30 vjeçar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërkaq sipas policisë derisa viktima po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një makinë, në afërsi të një pompe derivatesh.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.