Gjiko

E përmendi në këngë, Gjiko tani kërkon bashkëpunim me Edona James – publikon mesazhet

Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjiko, pak ditë më parë është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Ai solli këngën e re “Ehemmm” në bashkëpunim me artistin tjetër të estradës, Mak Zogaj.

I njëjti në një pjesë të tekstit ka përmendur edhe ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari shqiptar së fundmi ka bërë një postim në Instagram, të cilin ia dedikon po ashtu transgjinores nga Suhareka.

“S’po ma kthen mesazhin Edona James, veç mos harro se ti më ke shkruar e para, a mundeni me fol mirë për mua. Tregoni që jam djalë i mirë se fort po e dua një TikTok me të”, ka shkruar ai.

Biondja në ndërkohë i ka komentuar në postim dhe kanë shkëmbyer disa mesazhe në Instagram.

Sidoqoftë, kjo këngë po pëlqehet nga publiku dhe ka marrë mijëra klikime në YouTube.