Në Republikën e Kosovës, deri në orën 15:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 26.54% e qytetarëve.

KQZ para pak çasteve ka njoftuar për përditësimin e fundit të të dhënave dhe ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 523,104 persona.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë 1,970,944 persona.