Prizren

E pengoi dhe tentoi ta sulmojë zyrtarin, arrestohet prizrenasi

Është arrestuar një burrë në Prizren e cili dyshohet se ndaj një zyrtari të zyrës për vërtetime të kaluarës kriminale, tentoi të kryente sulm fizik dhe e pengoi në punë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në zyrën për vërtetime të kaluarës kriminale, i dyshuari mashkull kosovar duke e penguar në kryerje të detyrës ka tentuar ta sulmojë fizikisht. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

VIDEO BONUS: