E pazakontë/ Vidhen libra me përmbajtje fetare në Fushë Kosovë

Dje në fshatin Hencë të Fushë Kosovës janë vjedhur libra me përmbajtje fetare.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, raporton Policia e Kosovës.

“Fsh . Hencë, Fushë Kosovë, 15.03.2021-02:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është hapur me forcë dera e lokalit nga i dyshuari mashkull kosovar ku iu janë vjedhur libra me përmbajtje fetare. Rasti nën hetime”.