E pazakontë se si tentohet të futet droga në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që të parandalojnë futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë/

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Qendra Korrektuese Dubravë parandalon futjen e kontrabandës

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara  atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij  është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.