Greqi
E pazakontë: Policia ‘arreston’ cjapin dhe dhinë
Në Greqi ka ndodhur një fenomen jo i zakontë. Policia ka “arrestuar” një cjap dhe një dhi, të cilët kishin humbur të zotin.
Dy kafshët, që mediat helene i kanë përshkruar si “burrë e grua” janë lidhur me litar në pritje të gjetjes së të zotit.
Kafshët u gjetën në rajonin Heraklion në ishullin e Kretës, duke shkaktuar edhe panik tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Kafshët u panë fillimisht nga një qytetar, i cili lajmëroi komunën dhe policinë.