E pazakontë: Adoleshentja denoncon në polici një 25-vjeçare për abuzim seksual

Një kallëzim i pazakontë është regjistruar në komisariatin e policisë së Vorës në kryeqytet ku një 16-vjeçare akuzon një 25-vjeçare se e ka përdhunuar dhe e ka detyruar të dhunojë veten.

E mitura ka pretenduar se 25-vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura dyshohet se është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por kallëzimi nga e mitura është kryer të mërkurën.

Deklarimet e vajzës 16-vjeçare janë marrë në prani të psikologes dhe prindërve.

Policia e Vorës dhe drejtoria vendore e policisë së Tiranës ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren dhe po punon për arrestimin e saj.