E parkoi veturën në maje të kodrës, momenti kur vetura fillon të rrokulliset bashkë me gruan brenda

Ky është një moment rrëqethës kur një veturë fillon të lëviz nga një shkëmb i lartë në Kinë, dhe anëtarët e një familje që ishin brenda – bëjnë të pamundurën para se të bie poshtë.

Megjithatë një prej tyre pëson lëndime, e derisa gjithçka dukej si një piknik i përkryer, doli të jetë një skenë tmerri në Xinjiang të Kinës.

Në momentin që shoferi njëherit kryefamiljari doli nga vetura, tre tjerë brenda kishin mbetur dhe në një moment vetura filloi të lëvizë.

Pavarësisht përpjekje për të dalë jashtë në kohë, një grua që ishte ulur para nuk arriti të largojë me kohë rripin e sigurisë dhe kështu së bashku me veturën u rrokullisën.

E pasi e dërguan me urgjencë në spital, është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Duke marrë parasysh që në shikim të parë dukej se ajo nuk kishte gjasë të shpëtonte, gruaja megjithatë ia doli të nxirret me vetëm disa mavijosje.