E parashikojnë vdekjen e tij, ky është reagimi i Çun Lajçit

Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar ndaj një paralajmërimi për vdekjen e tij në një faqe barcoletash në Facebook.

Një një postim që ka rishpërndarë Lajçi në Facebook, paralajmërohet vdekja e këtij të fundit pas ndarjes nga jeta të arstistëve Nexhmije Pagarushës, Adem Mikullovcit e Ismet Pejës këtë vit.

“Sa mirë kur vënë bast për ty, e lirisë i zbritet çmimi. Eh sa kingji shkon para dashit”, ka shkruar Lajçi sipër fotografisë.