Letrën “jemi në grevë” ua hoqën e plaçkat ua mblodhën.

Kështu veproi Kuvendi i Kosovës sot kundrejt punëtoreve teknike që qëndruan për më shumë se dy muaj në grevë me kërkesa për rritje pagash e kushte të dinjitetshme.

E këto kërkesa lëre që iu flakën tutje, por iu flakën edhe hiç më pak se rrobat e tyre të punës.

Gjësendet e tyre u janë grumbulluar në thasë bërlloku e hedhur jashtë objektit të Kuvendit.