E paprecedent: Vjosa Osmani ndërhynë në pavarësinë e KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së presidentiy, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga KQZ-ja, ta shqyrtojë vendimin e sotëm për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.

Osmani, përmes një letre që ia ka nisur sot KQZ-së, thotë se e drejta e votës është fundamentale dhe nuk mund të kushtëzohet më një telefonatë.

“Ky vendim, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, ka shkruar Vjosa në letër-kërkesën për KQZ-në.