E papranueshme: Protestueset në Ferizaj e godasin me vezë dhe e lëndojnë gazetarin e RTK-së VIDEO

Disa dhjetëra femra sot kanë protestuar në Ferizaj para stacionit policor për vrasjen makabre të 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Gjatë kësaj proteste, policët janë gjuajtur me ngjyrë të kuqe, si dhe janë goditur me vezë.

Mirëpo, ajo që shihet në këtë video të publikuar nga Ballkani.info, është edhe goditja që me vezë që mori gazetari i RTK-së, Venhar Isufi.

Është plotësisht e papranueshme se si në atë afërsi goditet gazetari, duke i shkaktuar edhe lëndime.

Ballkani.info merr vesh se gazetari Isufi ka pësuar dëmtime dhe për këtë është vizituar edhe të neurologu. Ai ka pasur edhe gjakderdhje në atë pjesë të kokës që është goditur.

Një protestë e thirrur për një qëllim shumë fisnik dhe vetëdijësues, ka eskaluar pa kurrfarë kuptimi në gjuajtje të tilla me vezë. /Ballkani.info/