E paparë: Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj bën thirrje të votohet Ariana Musliu Shoshi e PDK-së

Kandidati i AAK-së për deputet, Gani Dreshaj i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në llogarinë e tij në Facebook. Dreshaj ka dalë në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Ariana Musliu Shoshi.

“Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste. Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme. Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo”, ka shkruar Dreshaj.

Postimi i plotë i Gani Dreshajt:

Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe ?.

Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.

Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.

Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.

Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.

Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike ?.

G.D

loading…