E paparë, e jashtëzakonshme: Brenda 10 orëve, grumbullohen 710 mijë dollarë pas tërmetit në Shqipëri

Pas tërmetit shkatrrimtar në Durrës dhe rrethinë ku deri më tash raportohet për 24 të vdekur dhe mbi 650 të lënduar, shqiptarët gjithandej po vazhdojnë të dhurojnë si para ashtu edhe ndihma tjera në ushqime dhe veshmbathje.

Po ashtu në faqen e njohur për donacione ‘GoFundMe’ për më pak se 10 orë janë dhuruar rekord mbi 710 mijë dollarë, shkruan Ballkani.info.

Këto donacione po rritet në vazhdimësi dhe ka të atillë që kanë dhuruar edhe deri në 30 mijë dollar.

Deri më tasj janë afërisht 11 mijë persona që kanë dhuruar para përmes këtij fondi.

E jashtëzakonshme