E padëgjuar më parë! Lind hibridi i zebrës dhe gomarit
Një fenomen i rrallë ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Lipetsk të Rusisë ku ka lindur një hybrid i zebrës dhe gomarit.
Kafsha e rrallë është rezultat i një çiftëzimit të një gomari dhe një zebre në kopshtin zoologjik.
Kafhsa e vogël erdhi në jetë ditën e shtunë dhe tani qëndron në këmbë.
Lindja e një kafshe të tillë është vërtet e rrallë për Rusinë. Deri më tani, ka qenë vetëm një zebroid i njohur në vend, i cili ka punuar në një cirk të Moskës.
Kafsha ka veshë të mëdhenj dhe qime ngjyrë kafe të çelët, megjithatë këmbët janë të ngjashme me të zebrës.