E pabesueshme sa persona zë kjo makinë e vogël

Shumë prej nesh përballemi me udhëtim të parehatshëm për në punë çdo mëngjes në një autobus apo tren të mbushur.

Por, një grup punëtorësh rusë kanë diçka tjetër në mëndje, transmeton ballkani.info.

Një video qesharake shfaq këtë grup punëtorësh rrugorë afër maleve Ural duke dalë nga makina një nga një.

Përkundër udhëtimit të tyre jo të rehatshëm, punëtorët duken të qeshur duke dalë nga makina.

Edhe pse një makinë e vogël dhe e dizajnuar për katër persona, nga ajo dalin hiç më pak se 14 të tillë.