Një i moshuar në Ukrainë po aplikon për Rekordet Gines, sepse pretendon që ka familjen më të madhe në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë ëndërronte për një familje të madhe dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë. Dhe tani 87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë, ku më i vogli është dy javësh.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav, në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast.

Paveli ka një total prej 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka që nuk është e zakonshme.

“Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur”, tha ai, duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë pasardhësve të tij.

Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar.

Për ta bërë këtë, nuk ka mungesë të duarve, pasi shumica e djemve dhe e nipërve të Pavelit merren me ndërtim.