E pabesueshme në Kosovë, voziste me 250 km/h, jo që nuk i ndalet policisë, por edhe i shanë me “nanë e babë”! VIDEO

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga rrugët e Kosovës mëngjesin e sotëm.

Ardian M Asllani, para pak orësh ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa shihet se vozitësi i veturës BMW ka arritur shpejtësinë mbi 240 km/h.

Përkundër përpjekjeve të policëve të trafikut për ta ndaluar veturën, shoferi i saj ikën me shpejtësi, përderisa dikush dëgjohet duke i sharë keq policët, shkruan sinjali.

Sipas theksit të shoferit, duket sikur ai është shqiptar nga Maqedonia?!, transmeton Ballkani.info.

Nuk dihet nëse Policia e Kosovës ka identifikuar personin që bëri këtë veprim.