E pabesueshme! Në këtë vend u mbollën 350 milionë pemë për një ditë

Besojeni ose jo, në Etiopi janë mbiellë 350 milionë pemë për vetëm një ditë.

Fushata e titulluar “Trashëgimia e Gjelbër”, synon ripyllëzimin e vendit për të parandaluar katastrofat mjedisore që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe procesit të shkretëtirëzimit.

Nismës së gjelbër të shpallur nga kryeministri i vendit, Abiu Ahmed, iu përgjigjën të hënën miliona qytetarë.

Nëpunësit e shtetit po ashtu u lejuan të shkëputen nga puna për të mbjellë fidanë të rinj.

Në përfundim të aktivitetit, autoritetet njoftuan se vullnetarët kishin mbjellë mbi 353 milionë e 633 mijë pemë në vetëm 12 orë.

loading…