Një femër ka goditur disa herë një burrë i cili supozohet se kishte kryer një akt seksual, ndërkohë që ajo po bënte disa fotografi dhe ishte vetëm me rroba banje.
Sipas mediave të huaja,Joyce Vieira dhe një mik i saj po bënin fotografitë në plazhin e Praia do Braga në qytetin Cabo Frio në shtetin brazilian të Rio de Janeiro, kur ajo tha se pa një burrë që masturbonte.

Njëzeteshtatëvjeçarja e arteve marciale pretendon se burri ishte duke qëndruar para saj dhe mikut të saj gjatë kryerjes së një akti seksual.
Në imazhet e sulmit të saj ndaj personit, i quajtur nga mediat braziliane si Josenei Viana Ferreira, ajo mund të shihet duke sulmuar të dyshuarin pa këmishë.

E veshur në rroba banje të zeza, ajo thuhet të ketë goditur me një seri grushtesh 26-vjeçarin.
“Kur e pashë, ai qëndronte në një rrugë ku njerëzit kalonin gjithë kohën, duke përfshirë edhe fëmijët”, tha ajo.
Vieira thuhet se e raportoi burrin në polici dhe më pas ai u arrestua për kryerjen e një “akt të turpshëm”, edhe pse ai pretendon se po thjesht urinonte.
Ndërkohë janë publikuar edhe video në të cilat thuhet se shihet Vieira duke treguar aftësitë e saj në artet marciale.
