Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, disa vite më parë për T7 kishte treguar se si në vitin 2000, e kishin festuar bashkë ditëlindjen e këtij të fundit.
Thaçi asokohe kishte treguar se e festuan ditëlindjen e Rugovës në Athinë, derisa kishin një takim ndërkombëtar.
“Unë e kam njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së, sidomos këtyre që kanë ardhur më vonë në këtë parti. E kemi festuar ditëlindjen e Rugovës në vitin 2000, në qytetin e Athinës. Kemi pasur një takim ndërkombëtar dhe e kemi festuar ditëlindjen e tij“, kishte thënë ai, përcjell Demokracia.com.







