E ofenduan rëndë, Duda Balje i reagon portalit

Deputetja boshnjake, Duda Balje, është shprehur e indinjuar me një shkrim të ulët nga një portal i vogël kosovar.

“Kosova.info”, është mediumi, i cili ka publikuar një artikull për deputeten me një titull ofendues.

“Për çka e ka fjalën Duda BALJE kur thotë “ Ja Japim Të Gjithëve…”, ishte titulli.

Kësisoj, deputetja Balje i është drejtuar me një letër të gjatë këtij portali. Indeksonline ua sjellë më poshtë reagimin e plotë:

DREJTUAR PORTALIT: “ KOSOVA.Info “, me zyre në Prishtinë

PËR

PËRGJEGJËSIT DHE DREJTUESIT TE “ Kosova Info “ Prishtinë.

PARASHTRUESI I REAGIMIT: znj.DUDA BALJE, Deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

LËNDA – BAZA E REAGIMIT: REAGIM NDAJ ARTIKULLIT – Për çka e ka fjalën Duda BALJE kur thotë “ Ja Japim Të Gjithëve.. “ datë:08/06/2020.

E nderuara media “Kosova Info”,

Fillimisht me lejoni te ju përshëndes uroj punë të mbar!

Dua te besoj se ju jeni në funksion të qytetarëve të Kosovës, në informimin sa më të shpejt dhe sa më të drejt për zhvillimet që ndodhin në Kosovë ne pajtim me legjislacion dhestarnddate me te larta profesionale dhe etike.

Dua te besojë ju jeni në funksion të çdo qytetari në realizimin e të drejtave të tyre pa dallim të përkatësie Fetara ,Etnike, Gjinore, Orientimit Politik etj.

Siç edhe jeni informuar me 7 Qershor 2020 kemi hapur Zyrën e SDU, ku hapja e kësaj zyre është bërë publike dhe kanë marr pjesë qytetar të ndryshëm, figura politike, gazetar etj.

Unë personalisht e kam uruar hapjen e kësaj zyre postim të shkurtër, ne rrjetin social Facebook, ku kam informuara për hapjen e kësaj zyre dhe ne gjuhe amtare dhe në gjuhen shqipe “ Kështu e hapëm zyren sot. Ja japim të gjithëve që të ndihen si në shtëpi sepse përpiqemi ta bëjmë të tillë. Për momente të mira dhe më të vështira “.

“Kosova Info” me datë:08/06/2020 ka publikuar Lajmin me titull “ Për çka e ka fjalën Duda Balje kur thotë Ja Japim të Gjithëve … “

Me këtë postim dhe me këtë përmbajtje të postimit, “Kosova Info”, aspak profesional dhe aspak etik. Duke shkëputur jo një fjali po pjesë te fjalisë, keni jap karakter tjetër postimit tim.

Ø Ne aspektin profesional lajmi ka qen HAPJA E ZYRES

Ø Ne aspektin etik keni dhënë lajmit konotacioni “seksual”, duke gënjyer për “komentet e papërshtatshme” me te vetmin qellim përligjëjes se shkeljes etike.

Me këtë postim që është bërë në Portalin tuaj, mua fillimisht më kanë shkaktuar dëm shumë të madh moral duke më prekur në integritetin tim seksual, pastaj ma kanë dëmtuar edhe imazhin tim dhe të familjes sime që janë thellësisht të prekur, njëkohësisht edhe gjithë zonjat de zonjushat që punojnë në zyrën e SDU-së, apo që janë aktiviste të SDU-së në një far forme i ka prekur dhe të njëjtat ndihen jashtëzakonisht të fyera me këtë postim.

Dhe në raste se publikimi im në gjuhen shqipe do lente të nënkuptonte diçka tjetër. Mediat duhet të kuptojnë qe gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, dhe gabimet mund të ndodhin. Në asnjë rast, dhe asnjë rrethanë unë nuk do ndaloj të postoj dhe në gjuhen shqipe. Por, në vazhdimësi do tentoj me minimizoj gabimet e mundshme.

E nderuara media “ Kosova Info“ publikimi i një titulli të tillë konsideroj se nuk është bërë rastësisht ndaj meje, sepse edhe më herët unë kam qenë objekt i postimeve të tilla denigruese për mua ne nivel nacional dhe politik.

Konsideroj se me postimet e tilla dëshironi që të më sulmoni në nivelet më të ulta duke shkuar edhe deri në atë nivel që ju keni shkuar me postimin e fundit ku më sulmoni në aspektin seksual, e që publikimet e tilla bëhen me prapavija të ndryshme.

Të nderuar përgjegjës, Gazetar, Redaktor etj. postimi i fundit i juaji në portalin tuaj, nuk duhet ta kuptoni si fyerje vetëm ndaj meje, por ndaj gjithë komunitetit Boshnjak, ndaj çdo aktiviste që punon dhe angazhohet për vendin dhe komunitetin e saj.

Kjo fyerje ju ka bërë edhe Parlamentit të Kosovës dhe gjitha femrave që punojnë në Parlament pavarësisht nga funksionit apo detyrave të saja për shkak se unë jam Deputete e Kosovës dhe ofendimi ndaj meje si deputete është ofendim ndaj Parlamentit të Kosovës. Ju keni bërë fyerje edhe ndaj familjes sime dhe ndaj gjitha familjeve që familjarët e tyre punojnë për komunitetin Boshnjak.

Ju duhet ta keni të qartë se postimi i një “pjese te fjalisë” fe konsideroj ngacmim seksual, dhe gazetari qe ka hartuar ka përgjegjësi penale. Konsideroj se përmes këtij LAJMI jo vetëm mua por edhe gjithë aktivistet dhe punëtoret që punojnë në zyrën e SDU-së dhe në SDU na keni ngacmuar seksualisht dhe një veprim i tillë nuk të tolerohet.

Prandaj, me këtë Reagim unë si Deputete, aktiviste e SDU, përgjegjës për Zyrën e SDU-së, si nënë si bashkëshorte, por edhe në emër të komunitetit Boshnjak, ju

K Ë R K O J

1. Që publikisht të distancoheni nga shkrimi i tillë, dhe në të njëjtën mënyrë dhe publikisht mua dhe gjithë komunitetin Boshnjak të na kërkoni falje për publikimin e një artikulli të tillë.

2. Kërkoj qe te respektoni te gjitha normat etike dhe profesionale kur shkruani për mua dhe komunitetin boshnjak dhe të rezervoheni nga fyerjet dhe etiketimet e till dhe të ngjashme si dhe të mos na degradoni në aspektet e tilla të tilla shumë të ulta e posaçërisht në aspektin seksual.

3. Nëse ju nuk distancohen publikisht nga ky shkrim atëherë, unë do të ndërmarr të gjithë hapa ligjor

Qe te JU sjell para përgjegjësisë ligjore, profesionale dhe etike.

E ndjej obligim qe për këtë ngjarje të njoftoj gjitha zyrat ndërkombëtare, institucionet e Kosovës, Mediat, Shoqërinë Civile etj.

16/06/2020 Reagimin e Paraqiti:

PRISHTINË znj. Duda BALJE