Politikanët e vendit shpesh ndryshojnë qasje ndaj njëri tjetrit, me dëshirë apo detyrimisht këto veprime vrehen nga opinioni publik.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dikur ishte pjesë e stafit të Hashim Thaçit si përkthyese e tij, por më vonë raportet e tyre ndryshuan. Diskursi i saj i ashpër kundër Hashim Thaçit bëri që të jetë një nga arsyet që Osmani të ngritet në elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK),

Në vitin 2014, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar koalicionin e arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së, gjashtë muaj pas një ngërçi politik si rezultat i një koalicioni të gjerë pa PDK-në i quajtur “VLAN”. Kryetari LDK-së, Isa Mustafa po votohej për kryeministër, por Osmani nuk votoi për atë Qeveri në koalicion me PDK-në.

Në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe pas dy vitëve ku Hashim Thaçi u kandidua për president të Republikës së Kosovës si rezultat i marrëveshjes PDK-LDK për koalicion bashkë-qeverisës. Vjosa Osmani nuk e kishte votuar Thaçin për president.

Kundërshtimi i Vjosa Osmanit ndaj Hashim Thaçit vazhdoi edhe jashtë parlamentit. Një protestë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje,”Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, e mbajtur më 29 shkurt 2018 përpos shumë qytetarëve e pranishme ishte edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë tjerë të LDK-së, përkundër asaj që protesta nuk ishte përkrahur nga LDK-ja që në atë kohë ishte parti opozitare por nuk preferonte kundërshtimin përmes protestës, shkruan Ballkani.info.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar publikisht Hashim Thaçit e për ta vazhduar këtë diskurs me praktikë ajo edhe si kryeparlamtare e kishte larguar fotografinë e presidentit Thaçi nga pjesa ballore e zyrës duke e zëvendesuar me fotografinë e presidentit, Ibrahim Rugova. Ky veprim kishte irrtuar grupin parlamentar të PDK-së të cilët kishin kërkuar që fotografia të kthehet në vendin ku obligohet me ligjet në fuqi.

Sot në organizimin për “Epopenë e UÇK-së”, kanë marrë pjesë figurat politike në mes tyre presidenti i Kosovës, Hashim Thaçci. Kryeministri i Kosovës Albin

Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Në një video të publikuar shihet sesi presidenti Thaçi me një gjest i kërkon Osmanit që të ulët afër tij, kështu veproi edhe kjo e fundit.

Dje, presidenti Thaçi kërkoi seancë për të raportua rreth asaj që ka biseduar në takim me Vuçiqin në Uashingon, por kërkesa e presidentit është refuzuar nga Osmani për shkak siç ka thënë ajo praktikat e Kuvendit që seanca duhet të lajmërohet disa ditë më herët. /Ballkani.info/

VIDEO