E njohim të gjithë si Beatrix, por do të habiteni kur ta kuptoni emrin e vërtetë të saj

Beatrix Ramosaj tanimë është bërë emri më i komentuar në mediat rozë.

Këngëtarja kosovare e cila ka nga java e fundit e tetorit u bë pjesë e Big Brother Vip po përflitet mjaft shumë duke u kthyer çdo ditë në lajm.

Ndonëse nuk pritej të qëndronte kaq gjatë brenda shtëpisë pasi që konsiderohet si person shumë pasiv, por lidhja e saj me Donaldin mbase e mbajti akoma brenda.

Ajo dhe Donald Veshaj ka javë që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë ani pse të kryqëzuar nga rrjeti për shkak të situatës me Bora Zemanin.

Derisa të gjithë flasin për Trixën dhe e njohin me këtë emër artistik me shumë mundësi shumica nuk kanë njohur për emrin e saj të vërtetë.

Së fundmi emisioni “n’ZOOM” ka bërë të ditur se emri i vërtetë i Beatrixës është Behigje Ramosaj dhe me origjinë ajo është nga Llapashtica e Komunës së Podujevës.