Ende pa filluar siç duhet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë shkuar në pauzë 10 minutëshe.

Ky vendim erdhi pasi që shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në emër të partisë së tij si inicuese e seancës së sotme kërkoi që në këtë seancë të bëhet edhe shqyrtimi i dy projektligjeve, të propozuara nga PDK-ja për masat e përkohshme të Covid 19.

Mirëpo një gjë e tillë u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e cila theksoi se një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta e vendit por as rregullorja e Kuvendit. Sipas saj në seancë të jashtëzakonshme mund të diskutohet vetëm për pikat që janë futur në rendin e ditës.