“E nisi ditën me namaz”, Duda Balje flet për jetën e saj jashtë Kuvendit

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka folur për jetën e saj jashtë dyerve të kuvendit.

Se si është një ditë e zakonshme e deputetes Balje ajo tregoi se përshembull kryen ritualet fetare, faljen e namazit.

Ajo tregoi se ka 10 vite që udhëton në relacionin Prizren – Prishtinë për të ardhur në punë.

“Unë e nisi ditën me namaz që e praktioj tash e 15 vite dhe pastaj me obligime, ka 10 vite unë udhëtoj Prizren – Prishtinë, por unë udhëtimin e shfrytëzoj për shumë gjëra pozitive, lexoj, bëjë plane për tërë ditën.”

Ndër të tjera Balje tregoi edhe për punën që e bën tash e tri vite.“Tash jam në mandatin e tretë kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut dhe këtu kemi shumë obligime“, tha ajo në ATV.

Se sa është puna e lodhshme në Kuvend ajo tha se,” kjo në varet nga caktimi i prioritetit, është sfidë e madhe të punosh me të drejtat e njeriut, me persona të pagjetur, me peticion është përgjegjësi e madhe“, shtoi deputetja Balje.