Një ‘Youtuber’ i cili ka gjetur famë online duke pirë urinën e tij, tashmë është edhe duke kandiduar për kongres.

Joy Salad, nuk ka asnjë lloj përvoje në botën e politikës, por me sa duke kjo nuk ka fare rëndësi në SHBA, sepse ky njeri është duke kandiduar për një vend kongres, në Nju Jork.

Në profilin e tij të rrjetit social ‘Twitter” ka shkruar “Unë jam duke kandiduar për kongres, sepse republikanët e qytetit të Nju Jorkut, janë totalisht të injoruar nga liderët e tanishëm. Ata vazhdimisht reagojnë kundër interesave tonë. Unë do të përdor platformën time me 10 milionë ndjekës dhe 1 miliardë shikues për një vit për ta bërë të ditur që nuk do të harrohemi më, “#ForgottenNoMore”.

Ai bëri të ditur në rrjete sociale se ka investuar 40.000 dollarë nga gjepi i tij për të paguar kampanjën. Ndërsa, njerëzit nuk e pritën mirë këtë lajm, menjëherë reaguan dhe kanë gjetur disa statuse të tij ofenduese për gratë dhe njeëvideo ku ai ka pirë urinën e tij vetëm për të fituar shikueshmëri.

Ata i zbuluan këto video dhe statuse me mbi shkrim:

“Ndoshta nuk duhesh të kandidosh për kongres”.

“Ne nuk kemi nevojë për persona nazist që kanë pirë urinën e tij, por nuk kemi çfarë të bëjme jemi në Epokën e Trump-it.”

Ndërsa një person tjetër ka postuar dy foto të tij duke shkruar: Cilën nga këto dy foto do përdorësh në kampanjë atë me kapelën MAGA apo duke pirë urinë.

loading…