E moshuara që u rrah dhe u plaçkit mbrëmë, njihet si humaniste e madhe!

Remzie Mani, u plaçkit dhe u rrah brutalisht nga disa të dyshuar në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.

Hajnat e rrahën dhe e detyruan atë t’ua tregojë vendin e kasafortës (me 55 mijë euro), thonë burimet e medias.

Mirëpo, cila është historia e kësaj gruaje nga Kaçaniku? Mani njihet si humaniste e fshatit. Vite më parë, ajo kishte investuar në rregullimin e varrezave të fshatit Gjurgjedell me një shumë prej 5000 €.

BIK-u, në krye me Naim Tërnavën, i kishin ndarë mirënjohje zonjës Remzije.

Image