E mitura shkon për të lindur fëmijë, policia interviston partnerin e saj

Në Prizren dje në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit në repartin e Gjinekologjisë është pranuar për të lindur fëmijë një vajë e mitur.

E mitura nga komuniteti ashkali ka deklaruar në polici se bashkëjeton me një burrë dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje.

Policia ka intervistuar edhe partnerin e saj si të dyshuar dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.