Dje në orët e mesditës, një rast është lajmëruar në repartin e Gjinekologjisë, ku një vajzë e mitur ka pritur që të lindë fëmijë.

Stafi mjekësor kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, të cilët kanë arrestuar një person (mashkull, i moshës nën 16 vjeçare), i cili ka bashkëjetuar me të miturën në fjalë, përcjell Ballkani.info.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga QKUK – Reparti i Gjinekologjisë është raportuar se një paciente femër K/Ashkali e moshës së mitur, është pranuar në këtë repart, e cila pritet të lind fëmijë. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari mashkull K/Ashkali ( i mitur) i cili ka bashkëjetuar me viktimën. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.