E mitura nga Prishtina rrëmbehet nga ish i dashuri

Një e mitur nga Prishtina është marrë me dhunë nga ish-i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Mercedes”.

“Prishtinë, 08.05.2021-18:00. Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.