Gjinekologji

E mitura 14-vjeçare së shpejti do të lindë në QKUK

E mitura me inicialet A.F e lindur më 2005 shtrihet në QKUK, është shtatzënë në javën e gjashtë.

Brenda Klinikës së Gjinekologjisë ka shumë gra të cilat presin të bëhen nëna.

Mes tyre, tash e dy ditë po qëndron edhe 14 vjeçarja, A.F e cila është shtatzënë.

E mitura është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për shkak të përkeqësimeve që ka pasur.

Rasti është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës. /T7/