E mbijetuara e dhunës seksuale sot publikisht kërkon drejtësi

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës sot shënon 20-vjetorin e themelimit.

Në 20-vjetorin e themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila është edhe anëtare e kësaj qendre do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale.

“E mbijetuara e dhunës seksuale, anëtarja e QKRMT-së, Sh.S. dorëzon kallëzim penal rreth ngjarjes që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ishte e para që publikisht tregoi tmerrin e saj që ka përjetuar gjatë luftës, ka kërkuar që Sh.S, të mbështet ashtu siç u mbështet ajo.

“Të dashur miq nesër do të del një e mbijetuar të kërkon drejtësi. Ju lutem ta mbështetni siç më mbështetët mua që 1 vit.#wedeservejustice”, ka shkruar Kransiqi-Goodman në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ngjarja do të zhvillohet me fillim prej orës 11:00 pranë ndërtesës së Prokurorisë Speciale.

loading…