Mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’ u bënë bashkë edhe njëherë emrat e muzikës që i kanë munguar shumë skenës shqiptare.

Të gjithë i njohim, por prej kohësh janë distancuar nga muzika dhe kanë vazhduar jetën me profesione të tjera ose thjesht kanë kuptuar se të qenurit muzikant nuk është për ta.

Dhe ndër shumë të ftuar ishte dhe këngëtari Erion Korini i cili u bë i njohur për bashkëpunimin me Greta Koçi shumë vite më parë me këngën ‘Kush ka faj’.

Për emisionin “Soiree” që transmetohet në “Top Channel”, Erioni u shpreh:

“Kur e shohin njerëzit tani thonë: U çfarë videoklipi. Po për kohën ka qenë këngë goxha e mirë dhe klip shumë i bukur”.

“Ne shqiptarët e kemi zakon t’i gjykojmë për keq videoklipet e së kaluarës. Por po të shohim Çelentanon themi ua sa bukur”.

‘Në atë kohë mund të quhesha i famshëm sepse kisha fituar 25 milionë lekë nga shitja e albumeve dhe në atë kohë ishte … shumë”.

Por si duket sot Erioni dhe çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe?

Këngëtari punon për Oranews i cili ka dhe ekskluzivitetin e zërit të tij.

Nuk e kemi parë për një kohë të gjatë në televizor por njërëzit që e njohin atë mund t’ja kenë dalluar zërin në spote, reklama dhe dokumentare.

“Njëriu që dua më shumë në këtë jetë do që të më shikoje sërish në skenë. Ajo është nëna ime. Do të nxjerr këngën e radhës, shpresoj pas tri muajsh, Kësaj radhe dua të bëj këngët që dua unë dhe për ata pak që duan zërin tim” është shprehur këngëtari duke zbuluar suprizën.