E mbajti të fshehtë shtatzëninë, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Amanda Seyfried ndan foto nga shtatzënia e dytë pas njoftimit të befasishëm për lindjen e djalit.

Ajo befasoi fansat e saj kur njoftoi të hënën se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, shkruan DailyMail.

Të martën, Amanda Seyfried publikoi në Instagram fotografi me barkun e rrumbullakosur ku shfaqet pranë vajzës trevjeçare Nina.

Aktorja, 34 vjeçe, është shfaqur e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të zeza me një këmishë të kuqe me të zezë, e cila tregon barkun e saj të fryrë teksa ia mban vajza e saj e vogël.

Në foto, vogëlushja me flokë bjonde vendos të dy duart në barkun e mamit të saj ndërsa Seyfried shikon me adhurim.

“Para”, ka shkruar ajo sipër fotos, ndërsa publikoi edhe një foto të djalit me burrin Thomas Sadoski, 44 vjeç, pasi arriti ta mbante shtatzëninë e dytë të fshehur gjatë periudhës së izolimit nga koronavirusi.

Çifti, i cili u martua në vitin 2017, zyrtarisht njoftoi lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një djalë, përmes një deklarate të shpërndarë në llogaritë në Instagram të dy organizatave jofitimprurëse që ata mbështesin.