E mashtron se do t’i rregulloj vizën, ia merr 750 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mashtrimi me viza që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.