E lumtur në martesë, Adelina tregon se kur do të bëhet nënë për herë të dytë

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas vazhdon të komentohet ende nga ndjekësit e saj.

Në Instagram këngëtarja ka hapur një pyetësor duke i lenë fansat ta pyesin çfarë të duan, shkruan Indeksonline.

Njëra pyetje ishte se që sa vite është bashkë me bashkëshortin.

“Kemi bashke 8 vite te plota, kjo foto është para 4 viteve”, shkroi ajo duke ndarë një imazh ku shfaqet e buzëqeshur krahë tij.

Ndërsa sa i përket shtatzënisë së dytë, ajo u përgjigj që ka në plan të ketë edhe një fëmijë.

“Shumica e pyetjeve janë për fëmijë te dyte! Po kemi ne plan sigurisht”, shkroi ajo ku ka publikuar një imazh nga shtatzënia e parë./Indeksonline/