Nuk e kemi parë moti nëpër media.

E së fundmi, Çiljeta Xhilaga është rikthyer me intervista dhe në njërë nga to, ajo ka bërë disa deklarata bombastike.

Në emisionin “Soiréenë” të Jonida Shehut, Çili ka treguar se përse ka vendosur që një kohë të mos shihet në televizion dhe emisione.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat”, – iu përgjigj pyetjes së Jonidës. “Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, ishte përgjigja e saj.